Flash News

KRYESORE

Vodhën 20 mln lekë nga banesa e kushëririt në Kamëz, arrestohet 25-vjeçari, procedohen dy të tjerë

Vodhën 20 mln lekë nga banesa e kushëririt në Kamëz,

Është vënë në pranga një person dhe janë proceduar dy të tjerë pasi akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 20 mln lekësh në banesën e kushëririt të tyre në 6 nëntor.

Në sajë të operacionin policor të koduar “Cousins” cilit u arrestua  A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,), si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:  G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz.

Sipas policisë, nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit