Flash News

KRYESORE

Vodhën makinën dhe 100 milionë lekë, arrestohen dy persona në Fier

Vodhën makinën dhe 100 milionë lekë, arrestohen dy persona

Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj nga Levani pasi akuzohen si autorë të vjedhjes së 10 milion lekëve të reja.

Ngjarja ka ndodhur afro 1 vit më parë, më 29 maj të vitit 2017, ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur makinën dhe një sasi prej 10 milion lekësh të reja.

"Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim", sqaron policia lokale.

Në pranga kanë përfunduar Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, 22 dhe 24 vjeç.

Të fundit