Flash News

KRYESORE

I vodhi makinën prej 78 mijë eurosh italianit? Eduart Ndocaj tregon “live” të vërtetën e arrestimit: Po, realizova në Lezhë takimin e biznesmenit me kryeministrin

I vodhi makinën prej 78 mijë eurosh italianit? Eduart Ndocaj tregon

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj, në një lidhje “live” në “Top Story” ka folur për lajmin e arrestimit të tij nga policia shqiptare, pasi akuzohej se i ka vjedhur makinën me vlerën prej 78 mijë eurosh biznesmenit italian.

Ndocaj mohon të ketë vjedhur makinën e biznesmenit, por shpjegon se bashkëshortja e tij ka një kontratë blerje si dhe ka pranuar që ka bërë të mundur takimin e kryeministrit Edi Rama me biznesmenin në Lezhë, por ka qenë takim pune.

Pyetje-përgjgje:

Balla: Në Lezhë i ke mundësuar takim me kryeministrin ?

Ndocaj: Është e vërtetë se jemi takuar për biznes, por jo për ryshfet. Nuk ka qenë vetëm ai. Kam mundësuar shumë takime për biznese.

 Vazhdon të ketë një kontatë me vlerën e 78 mijë euro. Jemi në një proces që bashkëshortja ime ka me këtë indivit, me këtë person që ka denoncuar të vjedhur dhe pse është e kundërta. Unë jam ndalur në Kukës. U verifikua që nuk ishte e vërtetë nga Prokuroria e Kukësit dhe jam lënë i lirë.

Balla: Ai thotë se ju e keni mashtruar për makinën tuaj “Audi Q7”?

Ndocaj: Makina është me kontratë të rregullt, e noterizuar në Itali dhe do të bëhet publike. Unë jam ndaluar në Morinë të Kukësit njëherë në Ditën e Pavarsisë, për makinë të vjedhur, u verifikua që kjo nuk ishte e vërtetë dhe u lashë i lirë.

Balla: Dy herë nuk është pranuar, e treta u pranua. Po synohet ndaj jush një sulm politik?

Ndocaj: Është dikush që e ka marrë me shumë dëshirë të më sulmojë. Arsyeja është ajo që unë nuk kam arritur t'i bëj karshillëk kryeministrit apo ministrave.

Balla: Çfarë kërkon një peson si ju që merret me biznes, të merret me politikë?

Ndocaj: Angazhimi në politikë ishte një eksperiencë e re. Meta është bërë President i Shqipërisë ndonëse ka akuza. Në politikën shqiptare duhet të jenë njerëz që e duan vendin...

 

Të fundit