Flash News

KRYESORE

Vodhi shtëpinë e prindërve të Elton Çiços, arrestohet pas katër vitesh i riu nga Tirana

Vodhi shtëpinë e prindërve të Elton Çiços,

Erigers Miahsi është 30-vjeçari, i cili dyshohet se me 31 mars të vitit 2015 ka vjedhur banesën e shtetasit me iniciale N.Ç, babai i Elton Çiços, që ngeli i vrarë në bllok në 1 maj të vitit 2016.

I riu nga Tirana është arrestuar pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë në vitin 2015 në Tepelenë.  Kujtojmë që Elton Çiço, u vra në lokalin De Niro në zonën e ish-bllokut. Autori i vrasjes, Jani Aliaj është dënuar në mungesë me burg të përjetshëm, dhe është në kërkim që prej ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër - Operacion i koduar "Yrshek" për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015 në Tepelenë.

Si rezultat i këtij operacioni, kapet në Yrshek Tiranë, 30 vjeçari E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale "Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Të fundit