Flash News

KRYESORE

Vokali i Erës dhe theksi i anglishtes së Elvanës, ne shqiptarët që e gjejmë një “cen” kudo

Vokali i Erës dhe theksi i anglishtes së Elvanës, ne

Ditën e djeshme doli klipi i parë ndërkombëtar i Elvana Gjatës “Forever is Over” një bashkëpunim me producntët më të rëndësishëm për momentin në botë. Të shumtë ishin ata që e pritën shumë mirë këngën dhe kishte nga ata që nuk e pëlqyen theksin e anglishtës së Elvanës.

Ndërkohë, po të kujtojmë kur Era filloi performancat e saj live të këngës “Bon Bon” të cilën e bëri të famshme ndërkombtarisht, filluan komente të tipit “kjo nuk di të këndoje, vokali kësaj kështu vokali i saj ashtu”. Me pak fjalë filluam të bënim jurinë e vokalit të saj pa patur as tagrin e duhur profesional për ta bërë këtë.

I kthehemi theksit të Elvanës.  Së pari, Elvana ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, nuk do mend që theksi i saj nuk do ishte i ngjashëm me  të një amerikani. Kjo është një gjë që më kalimin e kohës perfeksionohet. Mjafton të kujtojmë disa këngëtarë me famë botërore si Shakira apo shumë të tjera që në fillimet e tyre nuk e kishin theksin perfekt.

Nuk po themi që Elvana do jetë Shakira e dytë por mos të harrojmë faktin që ajo brenda pak kohe arriti të bëntë bashkëpunim me producentët më të mirë në botë, prodhimet e të cilëvë janë në Top List. Dhe se në tregun ndërkombëtar nuk është e lehtë të depërtosh por ky është një fillim i mbarë.

Por siç e kemi zakon, ne bëjmë vërejtje dhe kritika edhe pse nuk jemi në pozita të favorshme për ta bërë këtë.

Suksese çdo shqiptari dhe sa më shumë punë e më pak fjalë.

Politiko.al

Të fundit