Flash News

KRYESORE

Vokshi i përgjigjet Ballës: Mendjen e ke vetëm te paratë, PS nuk heq dorë nga metodat e sigurimit të shtetit

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi i është përgjigjur Taulant Ballës sa i përket akuzave të tij se Lulzim Basha ka paguar para për të sjellë protestuesit në Tiranë.

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???”, shkruante Balla në Facebook.

Ndërsa Vokshi i është përgjigjur;

“Albana Vokshi i pergjigjet shpifjes se Balles: Taulanti mendjen e ka vetem te parate, PS nuk heq dore nga metodat e sigurimit te shtetit

Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.

Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste”.

Të fundit