Flash News

E-TJERA

Vokshi kritika bashkisë së Tiranës: Bën propagandë, qytetarët po furnizohen me ujë moçali

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi e quan propagandë lajmin nga Bashkia e Tiranës, se qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm.

Sipas saj, realiteti është ndryshe. Në profilin e saj në Facebook, ajo sjell një rast ku në zonën e Astritit, qytetarët në vend që të furnizohen me ujë të pijshëm, marrin ujë moçali.

Një foto, e dërguar nga një banor i pallateve te Astiri, uji duket si unë moçali, por në të vërtetë ka dalë nga rubinetat e ujësjellësit të Erion Veliajt dhe paguhet si “ujë i pijshëm”.

Kur uji moçalor që vjen në rubinetat e banorëve të Tiranës, është rrezik serioz për shëndetin, kjo nuk është më thjesht në kufijtë e papërgjegjshmërisë. Kjo është #KRIMINALE dhe kriminelët duhet të dënohen.”, shkroi Vokshi.

Të fundit