Flash News

KRYESORE

Vokshi: Mësuesit nuk kanë marrë ende pagat, Rama tallet ekraneve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, shprehet se ndonëse jemi në javën e dytë të janarit, shuam mësues nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor e cila duhet të kishte kaluar në llogarinë e tyre bankare që në datën 4.

Vokshi shkruan në Facebook, se pa shpërblime në fundvit, me rroga të cilat nuk janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mësuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

#MËSUESIT PA PAGA

#RAMA TALLET EKRANEVE PËR RRITJEN EKONOMIKE....

Shumë mësues ende nuk kanë marrë pagat ndërsa jemi në javën e dytë të janarit.

Pagesa e dhjetorit duhet të kishte kaluar në llogaritë bankare të mësuesve më 4 janar, por ende asnjë lajm nga “ky front”.

Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Mësuesit s’protestojnë dot se iu shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve.

Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mesuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit duket që ka halle të tjera të drejtuesve e nuk e ka mendjen të mësuesit.

 

Të fundit