Flash News

KRYESORE

Vokshi në Korçë: Të bëhemi sa më shumë në protestë; më 13 prill Rama do ikë siç iku nga Kukësi

Vokshi në Korçë: Të bëhemi sa më shumë

Në një takim me gratë në Korçë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi iu ka bërë atyre thirrje që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës. Ajo u shpreh se protesta e 13 prillit është shumë e rëndësishme.

“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë. Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen.

Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle. Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijët fillojnë marrin drogë.  Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërinë shqiptarë”, shprehet Vokshi.

Të fundit