Flash News

KRYESORE

Vokshi: Nikolla përgjegjëse për fëmijët në Bulqizë, të heshti!

Vokshi: Nikolla përgjegjëse për fëmijët në

Në një deklaratë për shtyp, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi ka shprehur gjithë tronditjen e saj si një nënë, grua dhe deputete, si si

“nje ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje pergjegjesi per rrezikimin e shendetit te nxenesve ne Shupenze te Bulqizes sulmon opoziten dhe Kryetarin e saj per faktin e vetem se Basha percolli shqetesimin publik per helmimin e te rinjve”.

Sipas Vokshit “Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kerkuar ndjese nxenesve dhe familjareve te tyre per helmimin e shkaktuar. Kjo eshte me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin doreheqjen, kur sistemi qe drejtojne deshton ne sigurimin e jetes se femijeve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni. Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opoziten, sepse qeveria e saj deshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshem do te investoje ne arsim njesoj si vendet e pazhvilkuara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013. Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames”, - u shpreh Vokshi.

Të fundit