Flash News

KRYESORE

Vokshi paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga paketa anti-shpifje, do ta anulojmë

Ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi duke iu referuar emisionit të RAI3 për rrezikun e lirisë së medias në Shqipëri me titullin “Gojët e qepura” thotë se më shumë se kurrë Shqipëria rrezikon fjalën e lirë dhe lirinë e shtypit.

“Rai3, emisionin e sotëm #FuoriTG, ia ka kushtuar përsëri Shqipërisë, këtë herë rrezikut të lirisë së fjalës dhe lirisë së shtypit prej nismave qeveritare. Në këtë skenar, projektligjet e qeverisë që cënojnë rëndë informimin e publikut dhe përkeqësojnë punën e gazetarëve do të kenë efekt domino në demokracitë e brishta ballkanike. “, shkroi ajo në Facebook.

Ish deputetja e PD-së vuri ën dukje faktin se në Tiranë prej disa ditësh, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Europian dhe UNDP kanë kundërshtuar draftet e ligjeve të censurës mediatike.

“Nga Leipzig, Vjenë, Bruksel, Berlin, 7 organizata mediatike ndërkombëtare, së bashku me 15 organizata kombëtare, prej muajsh i kanë kërkuar Kryeministrit Rama të tërheqë 2 projektligjet që shkelin standardet ndërkombëtare dhe të drejtat kushtetuese të lirisë së medias, lirisë së fjalës dhe të së drejtës për informim. “, vazhdoi Vokshu duke shtuar se edhe “dy projektligjet e propozuara nga Rama, e vendosin edhe median online totalisht në kontrollin e qeverisë. “

Ajo mendon se kryeminsitri në përpjekje për të kontrolluar çdo zë kritik, po rikthen gjyqet politike si një presion tjetër dhe rrezik për lirinë e medias.

Vokshi i bëri edhe një paralajmërim kreut të qeverisë.

“Nëse ai do t’i shkojë deri në fund rrugës së vet të rrezikshme, që cënon më tej imazhin e Shqipërisë dhe dëmton pozicionin e vendit në OSBE, PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëherë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit.”

Të fundit