Flash News

KRYESORE

Vokshi publikon fotot: Si mashtroi Veliaj për takimin me banorët e “Astirit”, në sallë ishin punonjës të bashkisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar disa foto të personave të cilët ishin pjesë e takimit të zhvilluar dje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe që ky i fundit i prezantoi si banorë të zonës së Astirit.

Duke treguar fotot, Vokshi tha se personat në fjalë janë punonjës të bashkisë së Tiranës dhe mes tyre nuk ka pasur banorë të cilët po disa ditësh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

“Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiakë. Janë punonjës së bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt. Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët por nuk ka për t’ia arritur.

Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv.

Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit”, u shpreh Vokshi teksa ishte e pranishme në protestën e banorëve të zonës së “Astrit”.

Të fundit