Flash News

KRYESORE

Vokshi: Rama ka hallin e tij me kokainën, hera e katërt që refuzon testin e drogës

Vokshi: Rama ka hallin e tij me kokainën, hera e katërt që

Ish deputetja e PD-së Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e shkarkon dot kryebashkiakun përdorues të kokainës Lefter Alla, pasi ka hallin e tij personal me kokainën. Ajo vuri në dukej faktin se vazhdon që të përballet në gjykatë me kryeministrin, me këtë të fundit që për herë të katërt refuzoi që të bënte testin e drogës.

“Prej disa ditësh, Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë. Pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë i tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës. Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën.

Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër.”, tha ajo në konferencë për shtyp.

Vokshi mendon se kryeministri ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë.

“I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in. Ky koncesion korruptiv ka nxjerrë burrat shtatzënë dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e checkup-it të Edi Ramës, të dilnin me doza kokaine e t’i jepeshin dikujt tjetër.

Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.”, shtoi ajo.

Ish deputetja e PD-së shtoi se bashkë me përgjigjen, nëse ai është apo jo konsumues i kokainës, shqiptarët kanë të drejtë të njihen nga gjykata edhe me kontratën koncesionare të checkup-it prej 120 milionë euro.

“Herët a vonë, sekreti i Edi Ramës do të zbulohet. Partia Demokratike do ta anulojë këtë koncesion. Ata që kanë vjedhur me vulën e qeverisë së tij do të dalin para drejtësisë dhe shqiptarëve do t’u kthehen paratë e vjedhura.”

Të fundit