Flash News

KRYESORE

Vokshi-Spiropalit: Hajdute e doganave që reciton fjalimet e Ramës, do të shkosh shumë shpejt para drejtësisë!

Vokshi-Spiropalit: Hajdute e doganave që reciton fjalimet e Ramës, do

Albana Vokshi në një reagim në Facebook, i është përgjigjur zëdhënëses së PS-së, Elisa Spiropali, e cila e konsideroi koleg Myslim Murrizin.

Teksa e konsideron “Hajdute e doganave që reciton fjalimet e Ramës”, Vokshi e paralajmëron se shumë shpejtë do shkojë para drejtësisë për “vjedhjen familjare të  550 milionë lekëve”.

Më tej Vokshi i ka bashkangjitur një video reagimit të saj, ku shihet se si Spiropali imiton Ramën në deklaratat që bën.

Reagimi i Vokshit:

Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!

Të fundit