Flash News

KRYESORE

Vokshi: Votimet moniste të 30 qershorit, një hap pas në hapjen e negociatave në tetor

Vokshi: Votimet moniste të 30 qershorit, një hap pas në hapjen e

Ish deputetja e PD-së Albana Vokshi, e ftuar në Syri TV ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit.

Sipas Vokshit këto votime do të ndikojnë padyshim në shtyrjen e negociatave.

“Nuk kam parë raport të tillë. Raporti paraprak nuk i certifikon. Ato bazohen mbi standarde të një vendi anëtar të OSBE. Ata kanë rreshtuar qindra shkelje.

Raporti final duhet të lexohet nga komuniteti ndërkombëtar. E para duhet ta lexojnë qytetarët. Votimet moniste të 30 qershorit janë një hap pas në hapjen e negociatave në tetor. Kush është ajo e qeverisë e BE që pranon ti hapë rrugën një vendi që zyrtarisht është diktaturë”, u shpreh Vokshi.

Votimet e 30 qershorit u kryen pa pjesëmarrjen e opozitës, duke shpallur PS të vetmen fituese.

Të fundit