Flash News

KRYESORE

Vol-Vo 4/ Pas ish deputetëve të PS, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë

Vol-Vo 4/ Pas ish deputetëve të PS, gjykata liron edhe dy të

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për dy prej të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4”. Numri i të arrestuarve që iu është ndryshuar masa e sigurisë duke iu zbutur ka shkuar në 14.

Apeli pranoi kërkesën e Orges Jahelezit dhe Saimir Sulejmanit, duke i lënë ata në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në 12 qytete u arrestuan 34 të persona, nga të cilët fillimisht u lanë në burg vetëm 24 prej tyre. Në këtë operacion u arrestuan edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Edhe dy ish-deputetët janë liruar nga Gjykata.

 

Të fundit