Flash News

KRYESORE

Volejbollistet e Tiranës mposhtin Partizanin, rrëmbejnë kupën

Volejbollistet e Tiranës mposhtin Partizanin, rrëmbejnë

Volejbollistet e Tiranës mposhtin Partizanin me 3 sete dhe fitojnë edicionin e 72-të të Kupës së Federatës në Volejboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive "Feti Borova", dy skuadrat e kryeqytetit kanë zhvilluar një ndeshje të luftuar në setet e para, që më pas u dominua nga vajzat bardheblu. 

Tirana e Gorenzës kishte mundur kampionet e Barletit për të mbërritur në finale dhe kishte një plus më shumë në letër, ndërkohë Partizani e pati më të lehtë me Teutën për të mbërritur deri këtu. 

Seti i parë u mbyll në favor të vajzave të Tiranës, ndërkohë që u kundërpërgjigj skuadra e Roland Tares në setin e dytë për të barazuar shifrat me sete. Ky është trofeu i parë i këtij sezonit të ri të volejbollit për femra, kampionati i të cilit do të fillojë më 7 tetor.

Të fundit