Flash News

KRYESORE

“Vollga”, pas Çyrbjes, në gjyqin ndaj Shullazit thirret ish-kreu i Hipotekës, Ilirjan Muho

“Vollga”, pas Çyrbjes, në gjyqin ndaj Shullazit thirret

Gjykata e Krimeve  të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit ish-kreun e Hipotekës, Ilirjan Muho. Gjatë seancës së kaluar, ish-kryeregjistruesi i Durrësit, Jurgis Çyrbja, deklaroi se kishte diskutuar disa here me kryregjistruesin Ilirjan Muho lidhur me regjistrimin e ish-hotel Vollgës.

Shkresa për të kryer regjistrimin e pronës kishte ardhur nga zyra qendrore, e cila me vonë kishte sjelle një tjetër shkresë për kufizim të regjistrimit. Në seancën e radhës që do të mbahet me 12 shtator do të pyeten edhe Luljeta Kodra, Fejzi Kodra, Besnik Musai dhe Renato Torja.

Ndërkohë në seancën e sotme deshmoi noterja Drita Pepi, e cila deklaroi se kishte noterizuar akte të përgatitura me parë në studio. Marrëveshja ishte bërë jashtë studios dhe firmosja ishte thjesht një akt formal me vullnetin e të dy palëve.

Ndërkohë dëshmitari tjetër, Sali Canga, u shpreh: Ylvi Beqaj më ka marrë borxh 150 mijë euro. Më mashtroi!

Të fundit