Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi: Berisha është magjepsëse, Rama ka rritur dozat e harbutërisë dhe arrogancës

Voltana Ademi: Berisha është magjepsëse, Rama ka rritur dozat e

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Duke folur në ‘PolikOn’, Ademia tha se Berisha ka qenë një udhërrëfyes i mirë për të.

“Doktori është ndër njerëzit që shpesh në situata të vështira ti drejtohem për konsultim. Në shumë raste ka qenë një udhërrëfyes i mirë. Kemi parasysh se jam brez që nuk i përkas demokratëve të parë. Të gjithë kanë idenë sikur doktor Berisha i një njeriu strikt, të jep imazhin e një personi që ka një karizëm dhe është i fortë, patjetër që është, por në diskutimin e tij hapësira që të le për të folur është magjepsëse.

Duke patur parasysh diferencën që kam me moshën por edhe kontekstin dhe në situata të ndryshme, kjo e karakterizon veçanërisht doktorin”, u shpreh Ademi, ndërsa duke u ndalur te krahasimi me Edi Ramën, kryebashkiakia e cilëson si pyetje të vështirë.

“Jam zhgënjyer edhe për to dy tre gjëra se kam menduar mund të kishte mirëdashjen duke pretenduar se është kryeministër. Nuk e ka bërë këtë, ka rritur dozat të harbutërisë, arrogancës, presionit, mungesës së etikës”, tha Ademi.

Të fundit