Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi: Rama po nxit konflikt civil, do zbatoj dekretin e presidentit për zgjedhjet

Voltana Ademi: Rama po nxit konflikt civil, do zbatoj dekretin e presidentit

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po nxit konflikt civil. Në një konferencë për mediet ajo njoftoi se në ushtrim të detyrës ligjore, punonjësit e Policisë Bashkiake kane marre masat për të ruajtur objektet nën pronësinë dhe administrimin e Bashkisë Shkodër.

“Gjate ushtrimit te detyrës, punonjesit e Policise Bashkiake, gjate ditës se sotme, janë shantazhuar nga disa persona civil, qe jane prezantuar si punonjes se Policise se Shetit.

Ata nder te tjera i kane kerkuar verbalisht, qe ne oren 15.30 te paraqiten ne zyren e oficeres se policise gjyqesore Sulela Gerxhaliu.

Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt.

Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie.”, tha Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës i kërkoi prokurorisë, që nëse ka ndonjë kërkesë ligjore lidhur me veprimtarinë e Bashkise Shkoder, ta informojë.

“Bashkia Shkoder eshte e vendosur te zbatoje ligjin dhe i kerkon Policise dhe sipas rastit prokurorise, te ndal menjehere provokimin, ndaj Bashkise Shkoder. Nxitja e konfliktit nga vartesit e Edi Rames nuk i sherben stabilitetit te vendit.

Cenimi dhe shanatzhimi i Bashkise se Shkodres, eshte provokim i rende qe i behet vete qytetareve te lire e te ndershem te Shkodres, qe e duan dhe jane te vendosur per te mbrojtur demokracine.”

Ademi e bëri të qartë se si Kreytare e Bashkise se Shkodres është e vendosur të zbatojë Dekretin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dates 30 Qershor.

“Asnje kercenim, nuk me ndal, as mua dhe as koleget e mi ne te gjithe Shqiperine, qe te veprojne ne respekt te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Shtetin perosnal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka per ta ndertuar dot ne Shkoder.”, përfundoi ajo.

Të fundit