Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi ua bën të qartë punonjësve të KZAZ-ve: Mos u fusni në ambiente, do shkelni ligjin

Voltana Ademi ua bën të qartë punonjësve të KZAZ-ve:

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ua ka bërë të qartë anëtarëve të KZAZ-ve katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve , që të mos futen në këto ambiente, pasi do të shkelin ligjin . Në vendet që janë përcaktuar si ambiente të KZAZ-ve, janë vendosur njoftimet e bashkisë.

Kryebashkiakja e Shkodrës ka firmosur një dokument ku sqaron se po zbaton dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili vendosi që të anulonte zgjedhjet më 30 qershor.

“Asnjë individ i paautorizuar të mos tentojë që të hyjë në asetet (ambientet) në pronësi të bashkisë. Jemi të vendosur t’i menaxhojnë ambientet në zbatim të ligjit 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’.

Në çdo rast që do të cenohen institucionet, të gjithë shkelësit do të kallëzohen penalisht. Objektet janë të paprekshme pa lejen e bashkisë", thuhet në dokumentin e firmosur nga Ademi.

Edhe në Shkodër ka pasur tensione mes opozitarëve dhe policisë së shtetit. Të parët kanë tentuar që të lirojnë ambientet e KZAZ-ve dhe janë përplasur me uniformat blu.

Të fundit