Flash News

KRYESORE

Von der Leyen: BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, dera jonë mbetet e hapur

Von der Leyen: BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, dera jonë

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Parlamentin Evropian se zgjerimi është në interesin e unionit dhe se shtetet e Ballkanit janë mike dhe partnere.

Në union mundësitë janë të hapura që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas dështimit në tetor.

"Ne duhet t'u tregojmë miqve tanë në Ballkanin Perëndimor se ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori dhe kulturë, dhe po ashtu do të ndajmë të njëjtin fat. Dera jonë mbetet e hapur.

Në pesë vitet e ardhshme do punojmë për të transformuar çdo pjesë të shoqërisë dhe ekonomisë tonë. Për ne Bashkimi Evropian nuk është çështje partish, rregullash apo tregjesh, por pikësëpari çështje njerëzish dhe aspiratash.", tha Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare për konfirmimin e kabinetit të ri ekzekutiv të BE-së

Pas vonesës 1-mujore, iu dha drita jeshile ekipit të ri të Komisionit Evropian.

Të fundit