Flash News

KRYESORE

Von der Leyen në Samitin e Zagrebit: Pandemia do të forcojë lidhjet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen në Samitin e Zagrebit: Pandemia do të forcojë

Samiti i Zagrebit i mbajtur për tri orë online, konfirmoi përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thanë se procesi i zgjerimi ishte një prej sukseseve më të mëdha në historinë e BE-së dhe se ky proces do të vazhdojë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Komisionit Evropian der Leyen shpalosi shpresën se metodologjia e re e zgjerimit do të ndihmojë që edhe të përshpejtohet procesi, ndërkohë që e ka quajtur pandeminë e covid si një mundësi që do të forcojë më shumë lidhjet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, edhe liderë të tjerë deklaruan se pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE, nuk do të mund të thuhet se është përmbushur projekti i bashkimit të Evropës.

Të fundit