Flash News

KRYESORE

Vorë/ Ish deputetja kërkon lirimin e katër të arrestuarve: Çunat i dua këtu, shkoni kapni ata që kanë vjedhur

Vorë/ Ish deputetja kërkon lirimin e katër të arrestuarve:

Ish deputetja Oriola Pampuri i ka kërkuar policisë së Vorës të lirojnë katër persona të cilët, sipas saj, janë arrestuar pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa kryer asnjë vepër penale.

Të pyetur nga Pampuri për motivet e arrestimit të katër personave, policia ka deklaruar se ata janë ndaluar për shkak se kanë hyrë në ambientet e KZAZ-së. Forcat e policisë i thanë ish deputetes Pampuri, se ajo mund t’i takonte të ndaluarit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Por Pampuri këmbënguli që personat t’i takonte vetëm jashtë si njerëz të lirë dhe jo brenda Drejtorisë, pasi, sipas saj, ata as nuk kanë vjedhur, e as nuk kanë përdhunuar njeri.

“Shkoni kapini ata që kanë vjedhur dhe kanë përdhunuar, se i keni të lirë”, tha Pampuri, duke shtuar se nuk do të lëvizin që aty, as ajo dhe as qytetarët pa u liruar katër personat e ndaluar.

 

https://www.facebook.com/pampuri/videos/10214578146827406/

Të fundit