Flash News

KRYESORE

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, deputeti i PD-së: Të vërtetën tragjike nuk e zhbëjnë dot 'avokatët' e qeverisë

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së, deputeti i PD-së:

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-së në OKB Zj. Halej.

Shehu shprehet se deklarata e saj ishte e një përgjigje e pyetjes: A votuam ne kundër SHBA?

Shehu deklaron se tashme ky është një fakt dhe se këtë nuk mund ta zhbëjnë dot “avokatët” e qeverisë.

Deklarata:

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojne kete dite ne te cilen u vecuan per tu sulmuar ne Asamblene e Pergjitheshme per vete aktin e ushtrimit te te drejtes si vend sovran.

Ne do ta kujtojme kete dite kur......shume vende te vijne te na kerkojne, sic bejne aq shpesh, qe te paguajme akoma me shume dhe te perdorim ndikimin tone ne dobi te tyre.” tha se fundmi Ambasadorja amerikane ne OKB, Zj. Halej.

Mbas kesaj deklarate nuk besoj se ka me dyshime per pergjigjen e pyetjes:

“A do te konsiderohet nga ShBA vota jone absurde ne Asamble si nje vote kunder vete atyre?”

Nga askush tjeter pervecse ShBA-ve mund te vije kjo pergjigje.

Dhe kjo pergjigje ka ardhur perseri e qarte prej tyre, ashtu sic dhe ishte paralajmeruar.

Pavaresisht kjo demagogjive te atyre qe per aventurizem, “lidhje a dashuri” te tjera, nuk deshen e nuk duan ta “kuptojne” kete, duke cenuar keshtu rende interesat e Shqiperise, Kosoves, shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi e kudo ku ata jetojne, ky tashme eshte nje fakt i hidhur per ne.

Kjo e vertete tragjike nuk mund te cbehet nga disa “avokete” te qeverise, por vetem nga nje levizje e madhe mbarekombetare.

Te besh nje mik te madh nuk ndodh as lehtesisht e as me shpejtesi, por ta humbesh ate mund te mjaftoje vetem nje cast ku tregon mosmirenjohje a pabesi.

Të fundit