Flash News

KRYESORE

Vota e Shqipërisë në Eurovision, këta janë artistët që do të marrin vendimin

Vota e Shqipërisë në Eurovision, këta janë

Fansat e ‘Eurovision’ presin një paraqitje dhe një vlerësim shumë të mirë për Euguent Bushpepën, i cili do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Lisbonë me këngën ‘Mall’. Por përveç interesit që ka për publikun shqiptar vota e shteteve të tjera, me interes pritet edhe vlerësimi i Shqipërisë për konkurrentët  në garë.

Pesë artistë dhe kritik arti janë përzgjedhur nga RTSH për të marrë vendimin për votën e Shqipërisë. Ata janë: Kamela Islamaj, Rosela Gjylbegu, Ben Andoni, Elton Deda dhe Bojken Lako, ndërsa anëtare rezervë është përzgjedhur Eneda Tarifa.

Eurovision do të zhvillohet më 8, 10 dhe 12 maj në Portugali. Bushpepa do të performojë në gjysmëfinalen e parë dhe shanset për kualifikimin e tij në finale janë shumë të mëdha.

Sondazhet nxjerrin Eugent Bushpepën favorit, ndër më të votuarit në të gjitha kategoritë

Mediat britanike për Bushpepën: Shumë këngëtarë “do të vrisnin” për të dhënë këtë performancë

Të fundit