Flash News

KRYESORE

Vota e Shqipërisë në OKB, presidenca zbardh komunikimin me ministrinë e Jashtme

Vota e Shqipërisë në OKB, presidenca zbardh komunikimin me

Presidenca ka zbardhur komunikimin e saj me ministrinë Jashtme sa i takon qëndimit të Shqipërisë në OKB. Presidenca thotë se nuk ka pasur asnjë komunikim me MEPJ për votimin në OKB.

Njoftimi Presidencës

Nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB.

Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me inisiativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.

Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit.

Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori i Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori i Përgjithshëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dy orë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”.

Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër i mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik.

Të fundit