Flash News

KRYESORE

Vota kundër në OKB, Trump kërkesë Kongresit: Ndihma vetëm për miqtë e Amerikës, jo armiqtë e saj (Shqipëria e dënoi)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të çojë përpara vendimin e tij për të ndërprerë asistencën ekonomike për ato shtete që votuan pro rezulotës në OKB që dënonte vendimin e tij për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

“Paratë duhet të shkojnë te miqtë e Amerikës, jo te armiqtë e Amerikës”, deklaroi Trump gjatë një fjalimi në Kongres.

Ai kërkoi nga Kongresi që të kalojë një ligj në mënyrë që ndihma e SHBA-së të shkojë vetëm për ato shtete që konsiderohen mike.

“Muajin e kaluar, unë ndërmorra një vendim të miratuar njëzëri nga Senati, njoha Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Menjëherë pas kësaj, dhjetëra vende votuan në OKB kundër të drejtës sovrane të SHBA-së për të marrë këtë vendim. Në vitin 2016, taksapaguesit amerikanë në mënyrë bujare u dërguan këtyre shteteve më shumë se 20 miliardë dollarë ndihma. Kjo është arsyeja përse unë i kërkoj Kongresit të kalojë një ligj për të ndihmuar që asistenca në dollarë e Amerikës t’i shërbejë interesave të Amerikës, dhe të shkojë vetëm te miqtë, jo te armiqtë e saj”, u shpreh Trump.

Më shumë se 100 shtete votuan pro rezolutës, midis tyre edhe Shqipëria. Ndonëse drejtuesit e qeverisë shqiptare janë shprehur se kjo votë nuk do të ketë pasoja në marrëdhëniet midis dy vendeve, deklarata e Trump paralajmëron të kundërtën.

Nikki Haley nuk ‘hakmerret’ ndaj Shqipërisë, fton në festë ambasadoren shqiptare

Të fundit