Flash News

KRYESORE

Vota në OKB/ Ambasadorja amerikane Haley pritje për 'miqtë e Amerikës' më 3 janar

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, u ka dërguar një ftesë të enjten të 65 vendeve që nuk votuan kundër Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për të denoncuar njohjen nga presidenti Trump të Jeruzalemit si kryqytet i Izraelit.

Sipas Fox News ftesa që Ambasadorja u ka bërë këtyre vendeve në një pritje më 3 janar, shënon një hap simbolik të Washington-it për të thënë se janë mbajtur shënim vendet që e kanë mbështetur, si dhe ato që kanë bërë të kundërtën.

Haley, sipas komunikimit të siguruar nga Fox News, i ftonte përfaqësuesit e vendeve që votuan jo, abstenuan apo nuk votuan fare, 'në një pritje falenderimi për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara".

Të fundit