Flash News

KRYESORE

Vota në OKB, ambasadorja Nikki Haley e bën të qartë diferencën midis Kosovës dhe Shqipërisë

“Një natë fantastike e miqve”, kështu e konsideron ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley takimin e organizuar prej saj me 64 përfaqësuesit e shteteve që u shprehën kundër, abstenuan dhe nuk morën pjesë në votimin e organizuar në Asamblenë e Përgjithshme, për rezolutën ku dënohej vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet i Izraelit.

Shqipëria nuk ishte pjesë e këtij takimi pasi votoi pro rezolutës, duke dënuar presidentin Trump. Megjithatë, ambasadorja Haley ka ftuar në takim konsullen e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija.

“Jam mirënjohëse për miqësinë e madhe midis SHBA dhe Kosovës. Faleminderit Nikki Haley që fton Kosovën në të gjitha aktivitetet e Ambasadës së SHBA-së në OKB”, shkruan Sahatqija.

Kjo ftesë e ambasadores Haley ka bërë një diferencë të qartë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Një ditë pasi Tirana votoi pro rezolutës, presidenti kosovar, Hashim Thaçi u shpreh se Prishtina do të rreshtohej në krah të Uashingtonit nëse do të kishte të drejtë vote.

Ndërkohë, vetë ambasada ka dhënë një mesazh të qartë për shtetet që votuan pro dënimit të vendimit të Trump: “Është e lehtë për miqtë të jenë me ty në kohë të mira, por janë miqtë që qëndrojnë me ty në kohë sfidash ata që nuk do të harrohen kurrë. Faleminderit të 64-ve.” 

Të fundit