Flash News

KRYESORE

Vota në OKB, Bushati nxjerr dokumentin në Kuvend: Qëndrimin e bëri të qartë Besnik Mustafaj kur ishte ministër i Jashtëm

Vota në OKB, Bushati nxjerr dokumentin në Kuvend: Qëndrimin e

Sipas ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, vota e Shqipërisë në OKB për rezolutën kundër SHBA-së është në përputhje me qëndrimet që shteti ynë ka mbajtur prej vitesh për çështjen e Jerusalemit. Bushati nxorri në Kuvend marrëveshjen e stabilizim-asiocimit midis Shqipërisë dhe BE-së, të firmosur nga ish-ministri i Jashtëm demokrat, Besnik Mustafaj, që sipas tij, Tirana zotohej se do të mbante të njëjtin qëndrim me Brukselin për çështjen e Jerusalemit.

“Vendi ynë është anëtarësuar në Organizatën Islamike kur unë isha në gjimnaz dhe Sali Berisha president. Qëndrimi i ambasadorit shqiptar në këtë samit është i njëjtë me atë që ka mbajtur shteti shqiptar tradicionalisht për këtë çështje”, tha Bushati për qëndrimin në Konferencën Islamike.

Më tej ai shtoi: “Qëndrimi i Shqipërisë në OKB është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me qëndrimin e Bashkimit Europian.  Që në vitin 2007, ua ka thënë Besnik Mustafaj se me nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asiocimit Shqipëria mban të njëjtin qëndrim me BE-në për këtë çështje. Janë 12 rezoluta që dëshmojnë qëndrimin solid të shtetit shqiptar për këtë çështje.”

Bushati në Kuvend: Prisja që Basha t’i kërkonte falje Federica Mogherinit, i tha baltë

Të fundit