Flash News

KRYESORE

Vota në OKB për Jeruzalemin, ambasadori izraelit: Shqipëria vend mik

Reagime të shumta ka shkaktuar vota e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jerulazemit si kryeqytet të Izraelit.

  Ambasadori i Izraelit nw Shqipwri, Boaz Rodkin, konfirmoi nga Kukësi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, duke paralajmëruar se kërkesa për njohjen e Jeruzalemit do të përsëritet.

 “Izraeli vijon negociata me të gjitha vendet mike për këtë çështje dhe Shqipëria është një prej tyre. Por sot duhet të theksojmë miqësinë e mirë mes dy vendeve tona që i ka rrënjët në shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët”, u shpreh Boaz Rodkin.

 Ndërsa ambasadorja e Republikës së Sllovenisë theksoi mbështetjen që vendi i saj i ofron Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE.

 

Të fundit