Flash News

KRYESORE

Vota pro Maqedonisë në NATO, Bushati: Relacioni i qeverisë me gabime

Vota pro Maqedonisë në NATO, Bushati: Relacioni i qeverisë me

Deputetet e Komisionit te Jashtëm votuan pro marrëveshjes per Maqedoninë e Veriut si vend i 30-të anëtar i NATO-s, në një kohë që akti pritet te finalizohet te enjten ne seance plenare.

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka ndjekur te gjitha proceset qe vendi fqinj ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit shpjegon pse për Tiranën zyrtare është i rëndësishëm anëtarësim i Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Është një triumf i vlerave të atlanticizmit, në Ballkanin Perëndimor dhe është një fitore gjithashtu edhe për përpjekjet dhe reformat shtetkonsoliduese që fqinji ynë ka bërë ku padyshim faktori politik shqiptar ka luajtur një rol vendimtar edhe në momentet më kritike për fatet e vendit fqinj. Gjithashtu është i rëndësishëm sepse e kufizon edhe më tej influencën e aktorëve të tretë në rajonin tonë”, deklaroi Bushati për Vizion Plus duke shtuar:

“Sa më shumë përparon Maqedonia e Veriut drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian, aq më të mëdha janë mundësitë e shqiptarëve për të vijuar për të qenë një faktor përcaktues i jetës së brendshme politike”.

Pas 5 vitesh si ministër i jashtëm Bushati gjate mbledhjes se komisionit te jashtëm ka shprehur jo pak rezerva per relacionin e hartuar nga qeveria për këtë marrëveshje. Bushati ka vene ne dukje se dokumenti eshte i përcipte ndërkohë qe ka edhe gabime.

"Mund t’ju them duke nisur nga konstatimi në relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas samitit të Washingtonit, besoj se është një lapsus, është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Prandaj duke përfunduar këtë pjesë që ka lidhje me substancën e kësaj marrëveshje që ne kalojmë sot, duke mos i hequr asnjë presje pjesës që bën departamenti i të drejtës ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, te pjesa substanciale mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur si duhet këtë dokument se ka të bëjë me politikën shtetërore tonën, dhe nuk është thjesht një marrëveshje ndërkombëtare e radhës që ne po kalojmë sot këtu”, tha Bushati në komision”, përfundoi Bushati.

Të fundit