Flash News

KRYESORE

Votat për Reformën zgjedhore, Rama takon sot opozitën parlamentare 

Votat për Reformën zgjedhore, Rama takon sot opozitën

Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me opozitën parlamentare sa i përket reformës zgjedhore.

Ky takim do zhvillohet sot në orën 19:00 te selia e Kuvendit.

Në takim do të jenë deputetet Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të opozitës së re.

Kujtojmë se dje kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Ky është takimi i dytë brenda pak javësh lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave. Mbetet për tu parë nëse sot palët do të arrijnë një marrëveshje.

Në takimin e datës 10 qershor nuk u arrit një marrëveshje. Kryeministri Rama tha për mediat deputetët e opozitës parlamentare ndihen të fyer nga liderët e partive që i sollën në Kuvend dhe se u fol për tentativë për vjedhje votash.

Të fundit