Flash News

KRYESORE

Votimi i Bundestagut/ Meta: Tani urgjent të plotësojmë kushtet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas votimit të Bundestagut për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në facebook, Meta ka falenderuar parlamentin gjerman dhe veçanërisht grupin CDU-CSU, që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Në reagimin e tij Meta shkruan se Shqipëria duhet të kalojë krizën politike si dhe të plotësojë urgjent 9 kushtet e vendosura nga Gjermania.

Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”, shkruan Meta.

Reagimi

Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!🇦🇱🇩🇪🇪🇺 Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!

Të fundit