Flash News

KRYESORE

Votimi i dy anëtareve për Kushtetuesen, vjen reagimi i ambasadës amerikane

Pas reagimit të delegacionit të BE në Tiranë, lidhur me votimin e dy antëtareve të reja për Gjykatën Kushtetuese vjen reagimi i Ambasadës amerikane.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se votimi i sotëm çon përpara Shqipërinë, në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Edhe  Delegacioni i BE në Tiranë, në reagimin e tij përgëzoi votimin e sotëm, me theksin se tani është koha e krijimit të një Gjykate funksionale.

Të fundit