Flash News

KRYESORE

Votimi i marrëveshjes zgjedhore, Ruçi në takim me opozitën parlamentare një ditë pas letrës

Votimi i marrëveshjes zgjedhore, Ruçi në takim me opozitën

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pritet të takohet me krerët e grupeve parlamentare të opozitës së re, Myslim Murrizin, Nimet Musain dhe Edmond Stojkun.

Takimi bëhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe vjen një ditë pasi kryetarët e grupeve parlamentare opozitare i dërguan një letër Ruçit, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë deklaruar se nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, të cilën e kanë konsideruar si pazarin e radhës mes partive të mëdha.

Kujtojmë se reformë kërkon shumicë të cilësuar për tu votuar në parlament dhe mazhorancës i duhen vetëm 6 vota pro nga opozita parlamentare.

Të fundit