Flash News

KRYESORE

Votimi i ndryshimeve në qeveri, Mesit, Gjiknurit e Kumbaro u mungon një votë

Votimi i ndryshimeve në qeveri, Mesit, Gjiknurit e Kumbaro u mungon

Mazhoranca votoi sot dekretet e Presidentit sa i takon shkarkimit të ministrave dhe emërimit në kabinetin qeverisë3s të emrave të rinj.

Thuajse të gjitha dekretet morën votat e të gjithë deputetëve të mazhorancës të pranishëm në sallë 77.

Vetëm në votimin e shkarkimit të Senida Mesit, Damian Gjiknurit e Mirela Kumbaros, pati “rrjedhje” votash. Dekreti për shkarkimin e tyre mori 76 vota, një më pak sesa deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Senida Mesi u shkarkua me 76 vota, u emërua zëvendëskryeministër Erjon Braçe me 77 vota

Arben Ahmetaj u shkarkua me 77 vota, u emërua Ministre e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj me 77 vota

Damian Gjiknuri u shkarkua me 76 vota, u emërua Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me 77 vota

Lindita Nikolla u shkarkua me 77 vota, u emërua Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini me 77 vota

Mirela Kumbaro u shkarkua me 76 vota, u emërua Ministre e Kulturës Elva Margariti me 77 vota

Niko Peleshi u shkarkua me 77 vota, u emërua Ministër i Bujqësisë Bledi Çuçi me 77 vota.

Sonila Qato u shkarkua me 77 vota, u emërua Ministër për Sipërmarrjen Eduard Shalsi me 77 vota.

Elisa Spiropali u emërua si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin me 77 vota .

 

 

 

Të fundit