Flash News

KRYESORE

Votimi për kontratën me PPP të Porto Romanos, dy socialistë s’ju binden vendimit të kolegëve

Votimi për kontratën me PPP të Porto Romanos, dy

Në seancën e sotme plenare u votua për kontratën me PPP të Porto Romanos. Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit.

Por pavarësisht miratimit të kësaj kontrate, mësohet se dy deputetë të Partisë Socialiste nuk iu janë bindur vendimit të grupit. Mësohet se deputeti Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në votim, ndërkohë që Ilir Beqaj ka abstenuar.

Mes votave kundër kanë qenë 14 deputetë, ndërsa 4 abstenim.

Kujtojmë se nga foltorja e kuvendit, deputeti Ditmir Bushati u bëri kritika të forta socialistëve, duke ju kujtuar premtimet teksa erdhën në pushtet. Një ndër thirrjet e tij ishte që PS të mos bashkohet me oligarkët.

Bushati kritika të forta socialistëve: Ndahuni nga oligarkët, kujtoni çfarë premtuat kur erdhët në pushtet

Të fundit