Flash News

KRYESORE

Votimi për rikthimin e vizave në Holandë/ Presidenti Meta: Akt i paprecedent, por mund të përsëritet

Votimi për rikthimin e vizave në Holandë/ Presidenti Meta: Akt i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, ka reaguar lidhur me votimin në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Meta e ka quajtur këtë votim një akt të paprecedentë dhe këmbanë alarmi që i fton të gjthë për të reflektuar.

“Nuk do të doja ta nisja si me krizën dhe me lajmin që na vjen nga Holanda. Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë.

Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqëtësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë, siç mund të jetë Britania e Madhe. Së dyti duhet të punojmë sa me ngushtë me Komisionin Europian që të mos keni më një situatë që mund të krijonte një perceptim negativ për Shqipërinë. Kjo na tregon që janë disa arritje që mund të jenë të cënueshme për vendin tonë. Kjo kërkon një reflektim dhe angazhim të fortë.

Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në një vend tjetër, E rëndësishme është të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme edhe ndaj qytetarëve tanë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha Meta.

 

Të fundit