Flash News

KRYESORE

“Votimi i tarifave të reja të ujit, LSI parti që përdor politikën për interesa apolitike”

“Votimi i tarifave të reja të ujit, LSI  parti që

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish kandidati i PD për qarkun e Elbasanit Fitim Zekthi është shprehur se LSI me lëvizjet e fundit në çështjen e çmimit të ujit po tregon se nuk është një parti politike por një organizatë që përdor politikën për interesa apolitike.

Më tej Zekthi shton se votimi i tarifave të reja të ujit në Tiranë, dhe mundësia e votimit të dhënies me koncesion të ndertimit të shkollave nga Bashkia Tiranë tregojnë se Meta,(ndonëse është president) mendon se është një politikan që di të ecë në tel, dhe se ai do i’a dale mes "ujqërve" të jetë fitues dhe të bëhet me fituesin gjithnjë.

Statusi i plotë:

LSI po tregon se e ka gjendje mendore qendrimin ne koordinata te mjegullta ne menyre qe ajo te levize sa here dhe ku ta doje interesi i saj duke deshmuar se nuk eshte nje parti politike por nje organizate qe perdor politiken per interesa apolitike. Votimi i tarifave te reja te ujit ne Tirane dhe mundesia e votimit te dhenies me koncesion te ndertimit te shkollave nga Bashkia Tirane tregojne se Meta,(ndonese eshte president) mendon se eshte nje politikan qe di te ece ne tel deh se ai do ia dale mes "ujqerve" te jete fitues dhe te behet me fituesin gjithnje.

Kjo eshte nje verberi e tij dhe ai nga kjo sjellje dhe nga ky besim tek "apolitika" e shitur si politike e holle do te humbe shume keq. Meta, LSI ka vetem nej zgjidhje qe te jete e rendesishme: te dale haptaz ne opozite te forte ndaj PS-se ose te ktheje faqen tjeter duke pranuar nenshtrimin ndaj Rames.

Me kete sjellje ai vetem po i jep oksigjen nje makinacioni te turpshem te nje kryebashkiaku matrapaz i cili perdor manipulime nga me te neveritshmet nepermjet PR-it dhe mediave, nepermjet marreveshjeve si kjo me LSI-ne qe edhe te mposhte, poshteroje dhe vjedhe qytetin por edhe te shfaqet si babai, kujdestari apo lali i njerezve, qytetit, femijeve, amvisave, pensionisteve etj etj. Ky "lali' eshte ne fakt antilali, ta themi keshtu, me domethenes qe ka patur Tirana ndonjehere. Kesisoj LSI meriton percmim dhe perbuzje qe rreket te shese perkrahjen per Veliajn si "opozite konstruktive" kur eshte ne fakt venie ne sherbim madje nxjerrje ne shitje...pasi ka blere me shumice per te pasur mundesine te dale ne shitje... si perhere.... derisa te zhytet. Eshte ligjesi e njohur kahmot ne shkencat politie apo medimi politik: ose dil perballe ose ktheji faqen tjeter ndryshe asgjesimi eshte afer.

Të fundit