Flash News

KRYESORE

“Votimi u manipulua”, kreu i ri i KMSH-së përgjigje Ylli Gurrës: U përgëzova nga ambasada amerikane dhe OSBE-ja

“Votimi u manipulua”, kreu i ri i KMSH-së përgjigje Ylli

Kreu i ri i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka mohuar akuzat e kandidatit Ylli Gurra, që pas përfundimit të procesit zgjedhor u shpreh se njeh procesin zgjedhor per shkak te parregullsive dhe se se kandidati fitues është gulenist. Në emisionin ‘Përballje’ në TVSH, Spahiu u shpreh se ambasada amerikane dhe OSBE-ja e përgëzuan për procesin dinjitoz dhe trasparent.

“Dhe në këtë rast, komuniteti pati vëmendje të veçante. Në menyrë të natyrshme edhe me parë, komuniteti ka qenë nën vëzhgim. Ambasada amerikane dhe OSBE-ja patën kureshtje per të ndjekur garën. Ato e panë me sytë e tyre si ecen puna dhe ata shprehën falenderimet e tyre per këte proces dinjitoz dhe transparent. Vemendje ishte e veëante sepse kemi te bejme me komunitetin me te madh ne Shqiperi”, sqario ai, duke mohuar kategorikisht se ështe i përzgjedhuri i gulenistëve.

“Normalisht është debat i imponuar nga jashtë, të cilët nuk do jenë pjesë e lidershipit tim.  Eshte diçka e tepruar të merremi me gjëra të kësaj natyre. Jemi në Shqiperi, kemi hallet tona dhe shume gjëra per t’u bërë”, përfundoi Spahia.

Çfarë janë gylenistët?

Gylenistët janë organizatë që drejtohen nga kleriku Fethullah Gylen që jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Turqia. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit, pasi kleriku i prishi marrëdhëniet me Presidentin Erdogan.

Shumë ndjekës të Gylenit u akuzuan për tentativë për grusht shteti në 2016 në Turqi. Shumë prej tyre u vranë, ndërsa të tjerë u burgosën. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë.

Të fundit