Flash News

KRYESORE

“Voto 5, voto shqip”/ Artistë, sportistë dhe gazetarë kërkojnë mbështetje për Tuzin: Më 3 mars të fitojnë shqiptarët

Artistë, sportistë dhe gazetarë janë bashkuar në thirrjen për shqiptarët e malësisë në Mal të Zi për të votuar më 3 mars për aleancën ‘Forumin Shqiptar’. Të dielën, Tuzi do të zhvillojë zgjedhjet e para që prej krijimit si komunë dhe në këtë zonë, edhe pse dominojnë shqiptarët, drejtimin mund ta marrin komunitetet e tjera. Për këtë arsye, politikanë shqiptarë në shtetin fqinj, por edhe ata në Tiranë e Prishtinë kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të mobilizuar shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të votojnë numrin 5, ‘Forumin Shqiptar’.

Kësaj përpjekje u janë bashkuar edhe shumë figura publike me ndikim te shqiptarët në Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Ata kërkojnë votën për numrin 5 si e vetmja zgjidhje që të jenë shqiptarët ata që do të drejtojnë komunën e Tuzit, e cila mund të bëhet komuna e dytë shqiptare në Mal të Zi pas asaj të Ulqinit.

Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, Tirana dhe Prishtina kërkojnë mbështetje për “Forumin Shqiptar”

Emina Çunmulaj (Modele): Si bijë e Malësisë, me trup që jam rritur në atë vend, me zemër dhe me mendjen që e kam gjithmonë në vendlindje, shpresoj se edhe ju do më bashkëngjiteni për të votuar numrin 5. Votoni ‘5’-ën sepse është ajo që do të mbrojë traditën tonë, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Simon Shkreli (Gazetar): Në Tuz Shqiptarët duhet të drejtojnë Komunen! Jo se kandidatët që kanë partitë tjera politike nuk janë Shqiptarë, por fakti se Forumi Shqiptar është organizëm politik I cili përfaqëson projektin 30 vjeçar të Komunës së Tuzit, dhe shkëputjes së saj nga Podgorica. Votoni Forumin Shqiptar me 3 mars 2018 që me 5 mars të mos pendoheni, koha nuk prêt, ne kemi fatin në dorën tonë. Mos ta humbasim Tuzin e Shqiptareve. Dilni e votoni, ejani e votoni numrin 5.

Liria Dedvukaj- Sinishtaj (Këngëtare): Të gjithë të dilni ditën e diel me 3 mars për të treguar se Malsia është gjallë dhe duhet të jetë Zot shtëpie në shtëpi të vet! Duke rrethuar numrin 5 fiton Malësia. Votoni shqip për të ardhmen e fëmijëve malësorë! Malësia fiton!

Tifozat Kuq e Zi (tifo-grup): Thirrje për të gjithë bashkëkombasit në Malësi. Të dielen, më 3 mars, votoni për koalicionin shqiptar në komunën e Tuzit. Votoni numër 5!”

Çun Lajçi (Aktor): Malësi e Bardhë e Tuz i Rapshit; E madhe sa toka e kthjellët sa qielli e bardhë sa bora dhe e bukur sa lulet; Voto numrin 5; Mos u mashtro se s’ta falin eshtnat e t’parve; Tê dua Malsi ma shumë se vetën; Voto numrin 5 e mos e le punën për nesër! Numrin 5!

Genc Prelvukaj (Këngëtar): Shqiptaret e Hotit, Grudes, Trieshti dhe Koes,  duhet të jenë bashkë këto ditë për ta ngjyrosur kuq e zi qytetin e Tuzit. Bashkimi i Shqiptarëve nuk është as kërcënim, as mungesë respekti dhe as urrejtje ndaj asnjë grupi tjetër etnik, që bashkejeton me Shqiptarët aty. Është vetëm e drejtë e qytetarëve shqiptarë që të mbrojnë dhe përfaqësojnë interesat e tyre me një zë, në një hapësirë të banuar historikisht në shumicë absolute nga ta. Shqiptarët duhet të jenë unik si anjëherë tjetër. Të lenë anash çdo inat dhe përplasje politike në të kaluaren dhe të shohin para. Në fund të fundit, në logjikën aktuale ballkanike një komunitet etnik poqese nuk përkujdeset për veten dhe nëse nuk punon për interesat e veta, duhet ta harrojë që të tjerët do përkujdesen për ta. Është naiv secili që mendon të kundërtën. Andaj pavarësisht ku jeni, Triesh, Koje, Tuz, Dreshaj, Milesh, Nenhelm, Vuksanlekaj, Dinoshe, Lekaj, Camaj, etj etj, krah për krah në zgjedhje për Tuzin. Fitorja për Tuzin është fitore për Shqiptarët kudo që ndodhen. Pastaj për festë beni gati lahutarët me të mirë.

Lorik Cana (Futbollist): Data 3 mars është një datë historike për vendin tonë, për të drejtat e plota të Komunës së Tuzit, për të gjithë ata shqiptarë të larguar dhe të mohuar nga e drejta e tyre me shekuj. Data 3 mars, koalicioni me moton ‘Malësia na bashkon’ ju pret me nurmin 5, numri më i bukur për të votuar për të drejtat tona dhe për rrënjosur shqiptarët në trojet e tyre etnike.

Unikkatil (Këngëtar): “Voto 5- Voto shqip. N’Malin e Zi për herë të parë bashkohen partitë Shqiptare bashkë! Shumë me rëndësi populli me votu për Shqiptar (5) e jo me tradhtu me Malazez/Boshnjak. Kush ka t’drejtë vote kthehuni votoni që me e fitu Malësinë Shqiptarët. Tag miqësinë prej Malit të Zi nëse nuk e shohin.

Asim Gashi (Këngëtar): Më tre mars do të ndalet dielli, veç mbi Tuz ka me rrezue, Se shqiptarët kanë lidhë besë, veç për shqipen me votue, Kjo është besë e Malësisë së Madhe, djep i fjalës dhe trimërisë, Të pamposhtun ndër beteja, të lartsuem ndër faqe t’historisë. Krejt Malësia ka një emër, më tre mars të këtij vjeti, Numri pesë na përfaqëson, vëlla me vëlla na përbashkon. Dil o shqipe në shteg mbi Cem, me lajmërue për Malësi të madhe, sërish zgjohet mbi Deçiç, Dedë Gjo Luli me fitore!

‘Plisat’ (tifo-grup): Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton vetëm shqip.

Marin Mema (Gazetar): Në 3 mars shqiptarët duhet të votojnë masivisht për shqiptarët në Malësi !! Eshtë koha që historia të marrë rrjedhën që i takon , është koha që Tuzi dhe e gjithë Malësia ti japin oksigjen, frymë, pasion e dashuri të ardhmes me ngjyrat më të bukura në botë, Kuq e Zi !! Kjo thirrje duhet të shërbejë jo vetëm për shqiptarët që ndihen e deklarohen si të tillë në Malësi, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që për arsye të ndryshme identifikohen si boshnjakë apo diçka tjetër. Eshtë koha të zgjoheni, të ndjeni thirrjen e të parëve, të historisë, gjakut e rrënjëve tuaja!! Qëndroni bashkë, bashkohuni, sepse Malësia ka nevojë për të gjithë ju!! Ky angazhim gjithëshqiptar duhet ti bëjë të kuptojnë partitë e koalicionit se nuk do të pranohet asnjë lëvizje, dalje fjale, tradhëti apo kulisë në dëm të shqiptarëve !! E di që kjo ka ndodhur më parë, por këtë herë Malësia nuk do të falë!!! Koha për fitore!!!

Të fundit