Flash News

KRYESORE

Votohen 2 anëtaret për Gjykatën Kushtetuese, opozita e re bashkon votat

Votohen 2 anëtaret për Gjykatën Kushtetuese, opozita e re bashkon

Votimi i sotëm në Kuvend i ka shpallur Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Për Elsa Toskën ka pasur 105 vota pro, 2 kundër, asnjë abstenim dhe 2 nuk kanë votuar.

Për Fjona Papajorgjin ka pasur 105 vota pro, 3 kundër, 8 abstenim dhe 2 që nuk kanë marrë pjesë në votim.

Parlamenti ka marrë sot kompetencën e Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Kushtetueses.

Përpara nisjes së votimit, kreu i kuvendit Gramoz Ruçi sqaroi se procedura e ndjekur është e ligjshme, pasi kreu i shtetit Ilir Meta nuk u shpreh brenda afatit.

Ruçi po ashtu njoftoi se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Presidenti.

Të fundit