Flash News

KRYESORE

Votohet në Kuvend demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, kosovarët së shpejti pa viza në Europë

Votohet në Kuvend demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, kosovarët

Është miratuar me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, përcaktimi i kufirit tokësor midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Demarkacioni kaloi në Kuvend vetëm pasi seanca plenare u ndërpre katër herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me vendimin për t’i përjashtuar këta deputetë nga seanca dhe nxjerrjen e tyre nga salla me ndërhyrjen e policisë, është bërë i mundur votimi i demarkacionit. 

Pas këtij votimi, pritet që Komisioni Europian të jap miratimin për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, pasi Demarkacioni ishte kushti i vetëm që i mbante ata të izoluar nga Europa.

Të fundit