Flash News

KRYESORE

Votohet qeveria e re e Kosovës, Haradinaj zgjidhet kryeministër

Votohet qeveria e re e Kosovës, Haradinaj zgjidhet kryeministër

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër  i Kosovës.

Kabineti i ri qeveritar , ka marrë 61 vota pro dhe një abstenim. Në votim nuk kanë marrë pjesë LDK dhe Vetëvendosje të cilët kanë bojkotuar seancën.

Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.

Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:

Zëvendëskryministër i parë -Behgjet Paoclli

Zëvendëskryeministër -Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministër -Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministër -Dardan Gashi

Zëvendëskryeministër -Dalibor Jevtiq

Ministër i Forcës së Sigurisë- Rrustem Berisha

Ministër i Infrastrukturës- Pal Lekaj

Ministria e Punëve të Brendshme- Flamur Sefaj

Ministër i Financave- Bedri Hamza

Ministër i Shëndetësisë- Uran Ismaili

Ministër i Kulturës dhe Sportit- Kujtim Gashi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë- Besim Beqaj

Ministre e Integrimeve Evropiane- Dhurata Hoxha

Ministër i Drejtësisë- Abelard Tahiri

Ministër i Arsimit- Shyqyri Bytyqi

Ministër i Punëve të Jashtme- Behgjet Pacolli

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Albena Reshitaj

Ministër i Diasporës- Daradan Gashi

Ministër  i Bujqësisë- Nenad Rikado

Ministria e Pushtetit Lokal- Ivan Todosijeviq

Ministër i Zhvillimit Rural- Rasim Demiri

Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes  partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Të fundit