Flash News

KRYESORE

Votoi marrëveshjen për ‘Zgjedhoren’, por nuk e voton. Mesazhi i fortë i Yuri Kim për Rudina Hajdarin

Votoi marrëveshjen për ‘Zgjedhoren’, por nuk e voton.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka cilësuar një mision të përmbushur arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore në 5 qershor, ndërsa SHBA ishte një nga negociatorët më të fortë mes palëve në Këshillin Politik.

Në një intervistë për A2 CNN, Kim tha se përcjellë kështu edhe një mesazh për klasën politike në vend.

“Synimi për ne, për Shtetet e Bashkuara, në mbështetjen e reformës zgjedhore ishte shumë i qartë. Ka një synim imediat, i cili është të mbështesim Shqipërinë të përmbushë kërkesat për anëtarësim në BE. Pra, një synim shumë specifik… Dhe kishte një lloj urgjence.

Sepse bota në Shqipëri përpara 25 marsit është ndryshe nga bota pas 25 marsit. Tani është diçka reale, me kërkesa reale, me afate reale. Dhe, kur disa nga ne pamë që negociatorëve do t’iu hynte në punë pak mbështetje ekstra, shkuam ta ofronim atë dhe u prodhua diçka. E di nga të lexuarit në median sociale dhe nga bisedat me njerëzit që ka dëshirë për ndryshim më të madh dhe mendoj se kjo nuk është diçka që më takon mua ta vendos. Është diçka që i takon popullit shqiptar ta vendosë dhe i takon parlamentit”, tha ambasadorja.

E pyetur në vijim të kësaj përgjigjenëse është dakord se ka nevojë për më shumë ndryshim, Kim tha se “Nuk mendoj se më takon të them nëse ka nevojë apo jo për më shumë ndryshim. Detyra ime është të ndihmoj Shqipërinë të hyjë në BE dhe, në këtë kuptim, marrëveshja që doli më 5 qershor e përmbush atë synim ndaj aty jam e përqendruar.

Nëse ka dëshirë për më shumë, mendoj që siç thashë në Tëitter për takimin me Rudina Hajdarin, e respektoj atë. Nuk do të thotë që jam në ballë, nuk do të thotë që jam në fund fare, por do të thotë në mënyrë të mirëfilltë që e respektoj dëshirën e popullit shqiptar për më shumë”, tha Kim, ndërsa komentoi edhe deklaratën e Rudina Hajdarit kur tha se nuk do ta votojë në parlament marrëveshjen për Reformën Zgjedhore që kishte firmosur vetë pa ndryshim sistemi.

“Mendoj se Rudina dhe disa persona të tjerë kanë një detyrë shumë të vështirë. Ata që qëndruan në parlament bënë gjënë e duhur. Siguruan që demokracia të vazhdonte të funksiononte në Shqipëri.

Mendoj se është diçka e mrekullueshme që janë ambiciozë për popullin shqiptar, që duan më shumë e më shumë. Në një pikë të caktuar, do t’iu duhet të marrin disa vendime strategjike lidhur me çfarë është e rëndësishme tani dhe çfarë mund të arrihet më vonë. Kaq kam për të thënë për këtë”, përfundoi ambasadorja e SHBA në Tiranë.

Të fundit