Flash News

KRYESORE

Voton Lulzim Basha: Ditën e sotme ta bëjmë festë të zotit dhe festë të demokracisë

Voton Lulzim Basha: Ditën e sotme ta bëjmë festë të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur sot votën e tij për zgjedhjet parlamentare. Basha ka marrë pjesë i vetëm në votim dhe pas daljes nga qendra, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të angazhohen në këtë ditë të rëndësishme.

Basha theksoi se shqiptarët e zhgënjyer kanë mundësinë sot që të bëjnë ndryshimin me votën e tyre. Kryedemokrati kërkoi që dita e sotme të kthehet në festë të dyfishtë, për zotin dhe demokracinë.

“Dua ta nis me një urim për të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit. Qoftë bekimi i zotit mbi të gjithë shqiptarët, mbi besimtarët myslimanë, pas një muaji sakrifice. Ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, kur vendosim me votë, kur merret vendimi nga shqiptarët për shqiptarët. I bëj thirrje qytetarëve të vijnë dhe të hedhin votën e tyre.

Veçanërisht e kam për ata shqiptarë të zhgënjyer. Ky është rasti, kjo është mundësia për të bërë diçka për të ndryshuar Shqipërinë. Ndaj mos mungoni. Ejani të gjithë, merrni pjesë në votime, askush nuk duhet të ndjehet i përjashtuar nga kjo garë. Së bashku me qytetarët kemi bërë një fushatë europiane. Ta bëjmë këtë ditë festë të dyfishtë, festë të zotit dhe festë të demokracisë”, u shpreh Basha.

Të fundit