Flash News

KRYESORE

Voton Saimir Tahiri, shmang me batuta pyetjet për Veliajn: Këto janë zgjedhje, jo votime

Voton Saimir Tahiri, shmang me batuta pyetjet për Veliajn: Këto

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është bërë sot pjesë e procesit të votimit në zonën e Parkut Olimpik në Tiranë.

Ndërsa u përball me pyetjet e gazetarëve, Tahiri nuk preferoi t’u përgjigjej direkt pyetjeve për kandidatin e PS, Erion Veliaj, pasi u përfol si rivali i tij i mundshëm në PS, apo zgjedhjet në 13 tetor, pas dekretit të ri të presidentit Ilir Meta.

Tahiri: Sot kam ardhur për të votuar, është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e çdo qytetar. Do doja të mos kishte ndodhur që opozita të mos marrë pjesë, apo të kishte taksa më pak dhe qeverisje më shumë.

A do e respektoni dekretin e ri të presidentit më 13 tetor?

Tahiri: Shpresoj që krerët e bashkive që do zgjidhen të punojnë për qytetarët pa dallim.

A do respektoni dekretin e presidentit Meta në 13 tetor?

Tahiri: Ka shumë kohë deri atëherë

Jeni përfolur si një rival i Veliajt, a do donit të ishit në këtë garë?

Tahiri: Nuk ka lidhje

Gjatë kësaj kohe ka patur të arrestuar, po gabon policia me mënyrën se si po sillet?

Pyesni Sandrin ministrin, jo atë të Klanit për këtë. Uroj që të shkojë cdo gjë mirë dhe pa probleme që njerëzit të shohin gjithë këto tmerre në tv.

Këto të sotmet janë votime apo zgjedhje?

Për mua janë zgjedhje jo votime.

Të fundit