Flash News

KRYESORE

“Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit”, Komisioneri për Zgjerimin kundër ndryshimit të sistemit

“Votoni marrëveshjen e 5 Qershorit”, Komisioneri për

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, është shprehur kundër idesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar se është shumë vonë për ndryshime kushtetuese. Përmes një postimi në Tëitter, Varheley kërkoi miratimin nga Parlamenti të marrëveshjes së 5 Qershorit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

"Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE", deklaron Varheley.

Të fundit